Moti i keq me reshje të dendura shiu që u pasua me rrëshqitje dherash iu ka marrë jetën të paktën 37 personave në qytetin e Bafoussam në pjesën veriore të Kamerunit.
Ekipet e shpëtimit dhe qindra vullnetarë janë angazhuar në operacionet e kërkimit për të mbijetuar pasi numri i personave që rezultojnë të zhdukur është shumë i madh. Guvernatori i rajonit të Bafoussam iu bëri thirrje banorëve të largohen nga banesat pasi situata nuk është stabilizuar ende dhe parashikohet të ketë reshje shiu dhe në orët në vijim.
Vetëm një javë më parë Agjencia e Kombeve të Bashkuara UNICEF raportoi se reshjet e pazakonta të shiut në Sudanin Jugor shkatërruan dhjetëra rrugë dhe qendra shëndetësore si dhe vështirësuan furnizimin me ujë për mbi 1 milionë banorë.