Shteti Afrikan i Sudanit është goditur nga reshje të rrëmbyeshme shiu gjatë kësaj jave të cilat kanë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale dhe humbje jete.
Të paktën 7 persona kanë humbur jetën nga ujërat e rrëmbyeshme të shkaktuara nga reshjet e dendura në jug të vendit, në shtetin Xhazira (Jazira) raporton agjencia shtetërore e lajme SUNA. 10 fshatra janë afektuar , shumë shtëpi janë shkatërruar nga ujërat.
SUNA njofton se nga reshjet e dendura të shiut është goditur edhe kryeqyteti sudanez Kartumi, ku gjithashtu janë shkatërruar shumë shtëpi banimi.
Të paktën 6 persona tjerë kanë vdekur gjatë javës në Jazira si dhe në Darfurin perëndimor ku mijëra njerëz janë afektuar nga vërshimet masive./Meteoballkan