Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në fshatin bregdetar të Pisakut në Kroaci, duke u përhapur me shpejtësi për shkak të erërave të forta.
Ekipet e emergjencës konfirmuan se zjarri ka arritur edhe në shtëpitë që ndodhen aty, ndërsa banorët janë duke u evakuuar.
Autoritetet lokale raportojnë ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa zjarrfikësit shuan flakët.
Për shkak të erës së fortë që ndryshonte vazhdimisht drejtim, shuarja e zjarrit ishte jashtëzakonisht e vështirë, por zjarrfikësit arritën të parandalonin përhapjen e zjarrit dhe të mbronin ndërtesat e mbetura.