Shirat e dendura kanë shkaktuar rrëshqitje të dherave dhe gurëve në disa zona të vendit. Konkretisht për shkak të reshjeve ka pasur rrëshqitje të gurëve në Kaninë të Vlorë, ku për pasojë raportohet se ka të plagosur, por ende nuk dihet nëse është një apo më shumë.
Konkretisht për shkak të reshjeve ka pasur rrëshqitje të gurëve në Kaninë të Vlorë, ku për pasojë raportohet se ka të plagosur, por ende nuk dihet nëse është një apo më shumë. Gurët kanë rënë brenda ambientit të një lokali.
Rrëshqitje të dherave dhe rënie të gurëve ka pasur edhe në Sarandë , ku disa akse rrugore të saj vihet re prania e gurëve të mëdhenj, që fatmirësisht nuk kanë shkaktuar të plagosur.