• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Shtohen gjasat për reshje të reja bore (paksa) më intensive!

Shtohen gjasat për reshje të reja bore (paksa) më intensive!

11/11/2024 | 10:06
Parashikimi i motit për sot – e diel

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

12/11/2026 | 08:55
Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

12/11/2026 | 07:02

KEDS njofton për punimet në rrjet, e enjte, 12 Nëntor!

11/11/2026 | 23:22
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (12.11.2026.) e enjte

11/11/2026 | 22:42
Ekzekutohen mbi 2.8 milionë euro subvencione për fermerët: Pagesat vazhdojnë edhe ditëve në vijim

Ekzekutohen mbi 2.8 milionë euro subvencione për fermerët: Pagesat vazhdojnë edhe ditëve në vijim

11/11/2026 | 18:24
Nafta drejt rënies më të madhe javore që nga pandemia

Reuters: Çmimet globale të naftës pritet të vazhdojnë të bien

11/11/2026 | 16:31
171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar: Ajri që thith Kosova

171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar: Ajri që thith Kosova

11/11/2026 | 12:32
Stuhi e fuqishme drejt Gadishullit Iberik, paralajmërime për mot ekstrem

Stuhi e fuqishme drejt Gadishullit Iberik, paralajmërime për mot ekstrem

11/11/2026 | 10:23
Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

11/11/2026 | 07:44
Gabimi me frenat e dorës në temperatura nën zero

Gabimi me frenat e dorës në temperatura nën zero

11/11/2026 | 07:37
Lumi që prodhon borë në sasi gjigante

Lumi që prodhon borë në sasi gjigante

11/11/2026 | 07:16

KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, 11 nëntor!

10/11/2026 | 23:10
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Shtohen gjasat për reshje të reja bore (paksa) më intensive!

Image: Meteoblue

Shtohen gjasat për reshje të reja bore (paksa) më intensive!

11/11/2024 | 10:06
2.4k
Shpërndarje
6.9k
Shikime
Shpërndaje

Masa e ftohtë ajrore që erdhi nga lindja e Kontinentit uli temperaturat dhe solli edhe reshjet e para të borës në shumë zona kodrinore-malore të Kosovës. Kjo masë e ftohtë ajrore dinamizoi atmosferën pas një kohe të gjatë monotonie meteorologjike. Ndikimi anticiklonik tani u zbeh për ende nuk priten reshje të mëdha.

Ndërkohë që në Mesdhe po dominojnë masat ajrore ciklonike, kjo masë e ftohtë ajrore do të aktivizojë edhe më shumë Mesdheun duke krijuar kushte për krijimin e cikloneve të reja me reshje shiu e bore. Ndërkohë, edhe një front tjetër i ftohtë vjen nga verilindja duke krijuar një ciklon të fuqishëm në Detin Jon.

Ky ciklon sipas parashikimeve më të fundit pritet të sjellë reshje të dendura shiu, por edhe bore. Shi në Shqipëri dhe borë në Kosovë natën e së mërkurës dhe mëngjesin e së Enjtes. Herë pas here në Kosovë priten reshje të dendura bore që do të mund të krijonin edhe shtresa bore, madje edhe në zonat urbane. Reshje bore priten në Kosovë dhe viset kodrinore-malore të Maqedonisë së Veriut dhe verilindjes-lindjes së Shqipërisë.

Gjithnjë sipas parashikimeve të të fundit të Modelit Evropian ECMWF dhe atij britanik UKMO cikloni do të zhvendoset shpejtë në drejtim të Greqisë dhe Turqisë dhe ndikimi i tij më i madh do të jetë mëngjesin e së Enjtes.

Sidoqoftë, ende mund të ketë ndryshime në parashikim, ngase çdo ndryshim edhe më i vogël i pozicionit të ciklonit mund të ndryshojë tërësisht sasinë dhe përbërjen e reshjeve atmosferike, por sipas ecurive aktuale të cilat japin sinjal shumë të fortë se në shumë pjesë të Kosovë priten reshje bore, herë pas here intensive mëngjesin e hershëm të së Enjtes.

Të dhënat sinoptike ende janë në evoluim e sipër dhe për çdo ndryshim eventual ne do tju njoftojmë me kohë, por tani për tani gjasat i kemi të forta për reshje bore paksa më intensive mëngjesin e hershëm të së Enjtes./MeteoBallkan

Rekomandime

Parashikimi i motit për sot – e diel
Kosovë

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

12/11/2026 | 08:55
Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?
Lajme

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

12/11/2026 | 07:02
Kosovë

KEDS njofton për punimet në rrjet, e enjte, 12 Nëntor!

11/11/2026 | 23:22
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲