Sot në tërë rajonin po mbanë mot me diell dhe mjaft i nxehtë për këtë periudhë kohore, kurse nesër pritet që në drejtim të rajonit tonë të depërtojë një front i dobësuar i ftohtë ajror i cili do të shkaktojë destabilizim të lehtë të motit.
Reshje të dobëta, afatshkurtra dhe të lokalizuara priten në disa rajone në Kosovë, kurse reshje pak më intensive priten në gjysmën jugore të Shqipërisë dhe në Maqedoninë e Veriut. Në Shqipëri reshjet do të jenë në formë të shiut, ndërsa në viset malore në formë dëbore, ndërsa në Maqedoni pas reshjeve të përziera reshjet e dëborës mund të paraqiten shkurtimisht edhe nëpër disa ultësira.
Sidoqoftë të theksojmë se këto reshje do të jenë plotësisht simbolike dhe thatësia do të vazhdojë edhe për shumë ditë, sepse nga e diela dhe e hëna do të kemi rikthimin e sërishëm të masave të fuqishme të thata anticiklonike të cilat do të mbretërojnë mbi rajonin tonë për ditë të tëra./Meteoballkan