Dy qytetarë spanjollë hodhën një frigorifer të vjetër nga lartësia në një luginë në Almeria të Spanjës. Qytetarët tjerë raportuan rastin , ndërsa autoritetet i identifkuan lehtësisht autorët dhe i detyruan ta kthejnë lartë frigoriferin e vjetër të cilin ata e kishin hedhur poshtë.
Në rrjetet sociale u shpërnda kjo video e cila tregon dy spanjollët duke korigjuar gabimin e tyre, normalisht të detyruar nga autoritetet. Ky mund të jetë shembull i mirë për një shtet ku mbizotëron ligji dhe rregulli. Po të ndodhte tek na a thua do të kishte reagim të ngjashëm?
https://www.facebook.com/severeworldweather/videos/2019762151459181/?t=7