• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Stuhi bore e shiu në këto pjesë të Evropës e Ballkanit!

Stuhi bore e shiu në këto pjesë të Evropës e Ballkanit!

20/12/2023 | 15:42
Ky është çmimi i naftës për sot

Publikohet çmimi i naftës për sot

14/05/2026 | 09:10
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e enjte

14/05/2026 | 08:21
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten, 14 Maj!

14/05/2026 | 00:12
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (10.09.2025.) E Mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (14.05.2026.) e enjte!

13/05/2026 | 23:07
Prilli 2026, ndër më të nxehtit të regjistruar ndonjëherë në botë

Prilli 2026, ndër më të nxehtit të regjistruar ndonjëherë në botë

13/05/2026 | 22:25
Ky është çmimi i naftës për sot

Publikohen çmimet e derivateve për sot

13/05/2026 | 09:23
Kapet një ujk në Shkup, ishte mbajtur ilegalisht si kafshë shtëpiake

Kapet një ujk në Shkup, ishte mbajtur ilegalisht si kafshë shtëpiake

13/05/2026 | 08:57
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

13/05/2026 | 08:34
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, 13 Maj!

13/05/2026 | 00:04
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.05.2025.) E Martë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (13.05.2026.) e mërkurë

12/05/2026 | 22:47
Pamje nga Sllovenia, borë si në mes të dimrit

Pamje nga Sllovenia, borë si në mes të dimrit

12/05/2026 | 14:20
Ky është çmimi i naftës për sot

Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta edhe pak më lirë

12/05/2026 | 09:03
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Stuhi bore e shiu në këto pjesë të Evropës e Ballkanit!

wxcharts.com

Stuhi bore e shiu në këto pjesë të Evropës e Ballkanit!

20/12/2023 | 15:42
1.6k
SHARES
4.6k
VIEWS
Shpërndaje

Masa shumë të fuqishme ajrore ciklonike po mbretërojnë në Atlantikun verior duke u shtrirë në Skandinavi dhe shtetet Baltike ku kemi një super-ciklon i cili do të shkaktojë reshje intensive bore dhe stuhi bore në shumë pjesë të Skandinavisë e deri në Evropën lindore.

Edhe në veriperëndim dhe perëndim të Evropës do të ketë destabilizim të fuqishëm të motit, por në këto rajone nuk do të ketë borë në tërë vendit, ngase në shumë zona priten reshje e stuhi shiu, shqote e bore kalimtare.

Masat ciklonike nga Skandinavia dhe Baltiku përmes Evropës qendrore do të arrijnë të depërtojnë deri në Ballkan, gjegjësisht në pjesë të Kroacisë, Bosnjës e Hercegovinës, Serbisë, Kosovës, pjesë të Shqipërisë e Malit të Zi, Luginës së Preshevës dhe më pak në Maqedoninë e Veriut. Reshje kalimtare intensive mund të ketë thellë në verilindje të Maqedonisë së Veriut.

Në anën tjetër në Gadishullin Iberik, Mesdheun perëndimor dhe pjesë të Ballkanit e Afrikës veriore kemi masa të ngrohta dhe stabile anticiklonike.

Këto masa të ndryshme atmosferike do të ndeshen pikërisht diku në territoret tona, prandaj ditëve të ardhshme do të kemi mot të ndryshueshëm ku më shumë reshje shiu e bore parashihen në veri dhe lindje të territoreve tona se në viset tjera. Përjashtim bënë Shqipëria ku reshjet do të jenë më të pakta dhe deri diku edhe Maqedonia Veriore.

Reshjet do të jenë krejtësisht të përziera, vende-vende shi, pastaj breshnicë, shqotë e borë dhe kjo ndodhë kur kemi pikëtakimin e masave gjigande ajrore në viset tona. Reshjet nuk do të zgjasin shumë por mund të jenë të shpeshta.

Ndryshimi i motit do të fillojë të vërehet të enjten me vranësira e ndonjë reshje të rrallë atmosferike. Të premten reshje lokale shiu, shqote e bore në viset kodrinore-malore, ndërsa të shtunën përsëri shi, shqotë e borë. Riga shiu në perëndim e reshje më të përziera me borë sa më në lindje dhe veri të Republikës së Kosovës.

Stuhi bore priten në Skandinavi, Poloni, shtetet e Baltikut, pjesërisht në Gjermani dhe Zvicër, (të paqëndrueshme), pastaj më të qëndrueshme priten në Çeki, Poloni, Sllovaki, Rumani, Ukrainë e sidomos në Rusi.

Reshje të reja të dendura bore priten në rajonet Alpine evropiane.

Detaje tjera në postimet tona të ardhshme./MeteoBallkan

Related Posts

Ky është çmimi i naftës për sot
Lajme

Publikohet çmimi i naftës për sot

14/05/2026 | 09:10
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e enjte

14/05/2026 | 08:21
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!
Kosovë

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten, 14 Maj!

14/05/2026 | 00:12
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲