Pas zjarreve apokaliptike që kanë përfshirë Australinë javët dhe muajt e fundit më në fund kanë filluar reshje të rrëmbyeshme dhe të fuqishme shiu në shumë pjesë të këtij Kontinenti të largët.
Lajmin e mirë e kanë bërë të ditur pak më parë shumë media të huaja, kurse reshjet e shiut mund të shihen edhe në imazhet satelitore.
Zjarret e mëdha kanë shkaktuar vdekjen e miliona shtazëve por nga këto zjarre kanë pësuar edhe shumë njerëz, kurse dhjetëra persona kanë humbur edhe jetën.
Reshjet e fuqishme dhe të rrëmbyeshme të shiu të përcjellura edhe me stuhi intensive kanë filluar të shuajnë zjarret masive në Australi, megjithatë ekspertët bëjnë të ditur se kjo nuk do të thotë se të gjitha zjarret do të shuhen, por kjo është një ndihme jashtëzakonisht e madhe për lokalizimin dhe minimizimin e zjarreve masive.
Reshjet masive erdhën dhe po vazhdojnë ende pasi që një sistem i fuqishëm ajror me presion të ulët atmosferik (ciklon) përfshiu lindjen e vendit.
Edhe ditëve të ardhshme në shumë pjesë të Australisë priten stuhi dhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan