Në Kosovë sot janë kthyer reshjet e shiut.
Disa rajone janë përballë me stuhi të fuqishme, shoqëruar me erëra, shi e breshër.
Sasi mjaft e madhe e breshrit ka rënë në Vushtrri, gjersa në Podujevë, Prishtinë e Mitrovicë ka pasur rrebeshe të fuqishme shiu.
Kjo ka ndikuar edhe në rënien e dukshmërisë.
Në faqen tonë mund të gjeni edhe pamje nga këto stuhi.