Pamja që po e shihni në fotografinë kryesore vjen nga Sateliti Himawari-8 japonez ku shihet Super Tajfuni Hagibis me një strukturë të jashtëzakonshme të një stuhie equivalente me një uragan të kategorisë më të lartë 5. Tani “Hagibis” është i fuqishëm sikur “Dorian” në kulminacionin e tij dhe ndoshta edhe më i fuqishëm.
Super Tajfuni Hagibis do ta godas Japoninë ditëve të ardhshme me erëra jashtëzakonisht të fuqishme, shira jashtëzakonisht të rrëmbyeshme dhe priten vërshime masive nga sasia e madhe e reshjeve dhe dëme infrastrukturore nga fuqia e erërave.
Japonia goditet shpesh nga tajfunët e Oqeanit Paqësor, por rrallë nge një Super-Tajfun “përbindësh” siç është Hagibis./Meteoballkan