• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

Super-Toka e afërt, “vetëm” 31 vjet dritë larg, mund të jetë e banueshme

05/08/2019 | 11:28
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Punime në rrjetin elektrik nesër, e hënë, 22 qershor!

21/06/2026 | 22:42
Majac-t/storm

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (22.06.2026.) e hënë

21/06/2026 | 22:34
Sot nisi zyrtarisht vera astronomike, dita më e gjatë e vitit

Sot nisi zyrtarisht vera astronomike, dita më e gjatë e vitit

21/06/2026 | 16:25
Ulet çmimi i naftës, në Kosovë sot një litër po tregtohet edhe me 1.30 euro!!!

Çmimet e derivateve për sot

21/06/2026 | 09:40
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Parashikimi i motit për sot – e diel

21/06/2026 | 09:33
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Punime në rrjet edhe nesër e diele me 21 Qershor!

20/06/2026 | 23:16
Parashikimi i motit për sot – e diel

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (21.06.2026.) e diele

20/06/2026 | 23:08
Stuhi të forta godasin Austrinë dhe Slloveninë

Stuhi të forta godasin Austrinë dhe Slloveninë

20/06/2026 | 21:58
Të paktën 10 të lënduar nga goditja e rrufesë në Gjermani

Të paktën 10 të lënduar nga goditja e rrufesë në Gjermani

20/06/2026 | 17:42
Antarktida po vazhdon të shqetësojë shkencëtarët

Antarktida po vazhdon të shqetësojë shkencëtarët

20/06/2026 | 10:13
Çmimet e derivateve për sot

Çmimet e derivateve për sot

20/06/2026 | 09:37
Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

20/06/2026 | 09:11
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result

Super-Toka e afërt, “vetëm” 31 vjet dritë larg, mund të jetë e banueshme

05/08/2019 | 11:28
505
Shpërndarje
1.4k
Shikime
Shpërndaje

Duke qenë vetëm 31 vjet dritë larg, një nga botët më të afërta të zbuluara ndonjëherë mund të ketë ujë të lëngshëm në sipërfaqen e vet.

Sateliti i NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite, ose TESS – një teleskop super i fuqishëm orbitues, i cili e vëzhgon qiellin për botët jashtëtokësore – e zbuloi një planet të ri, i cili rrotullohej rreth një ylli në afërsi në yjësinë Hydra, shkruan “Koha Ditore”. Kur astronomët e kontrolluan yllin për konfirmim, ata i zbuluan dy botë të tjera që rrotullohen rreth tij.

Një prej këtyre planetëve, i emërtuar GJ 357 d, mund ta mbështesë ujin e lëngshëm nëse rezulton të ketë atmosferë të dendur dhe të jetë bërë prej shkëmbi.

Ai është në mesin e 45 ekzoplanetëve më të afërt të konfirmuar deri më tani, nga gjithsej 4,025 planetë të llogaritur deri tani jashtë sistemit tonë diellor.

Ky sistem i planetit është i treti më i afërt i identifikuar duke e përdorur metodën e “transitit”, në të cilën teleskopët shikojnë devijime të vockla në shkëlqimin e yllit, të cilat mund të shkaktohen nga ndonjë planet që kalon përpara tij. Teleskopi Kepler ishte pionier i kësaj teknike, megjithëse ajo është përsosur nga TESS.

Planeti premtues është në “zonën e banueshme” të yllit të tij, me një gamë distancash në të cilën një botë shkëmbore mund ta ketë temperaturën e duhur sipërfaqësore që të ekzistojë uji i lëngshëm.

“GJ357d ndodhet brenda skajit të jashtëm të zonës së banueshme të yllit të tij, ku e merr afërsisht të njëjtën sasi të energjisë yjore nga ylli i tij, siç bën Marsi nga Dielli”, tha në një njoftim Diana Kossakowski, anëtare e ekipit që e zbuloi planetin.

“Nëse planeti ka atmosferë të dendur, gjë që do të qartësohet në studimet e ardhshme, ajo mund të bllokojë nxehtësi të mjaftueshme për ta ngrohur planetin dhe ta lejojë ujin e lëngshëm në sipërfaqen e tij”, tha Kossakowski.

Nëse planeti, megjithatë, rezulton të mos ketë atmosferë, sipërfaqja e tij do të kishte temperaturë rreth -53 gradë Celsius, shumë më poshtë pikës së ngrirjes së ujit.

Masa e GJ 357 d është të paktën 6.1 herë më e madhe se e Tokës, ndërsa planeti rrotullohet rreth yllit të vet të vogël çdo 55,7 ditë. Shkencëtarët nuk mund të thonë shumë për të pa studime të mëtejshme.

TESS, teleskopi më i fuqishëm ndonjëherë i NASA-s për vëzhgim të planetëve, shikon mijëra yje për transite.

Teleskopi e vëzhgon një pjesë të qiellit për 27 ditë, përpara se të kalojë në një pjesë të re. Ai e ndan secilën gjysmë të qiellit (gjysmën veriore dhe gjysmën jugore) në 13 pjesë, siç tregohet në grafikun e NASA-s. Fluturakja kozmike e kompletoi gjysmën jugore të udhëtimit të vet këtë muaj dhe u kthye në qiellin verior.

Kur misioni të përfundojë rreth kësaj kohe vitin e ardhshëm, TESS do ta ketë vëzhguar mbi 85 për qind të qiellit.

Deri më tani, teleskopi i ka gjetur mbi 850 planetë të rinj të mundshëm. Hapi tjetër është që teleskopët e bazuar në tokë t’i ekzaminojnë yjet rreth të cilave këta planetë mund të jenë duke orbituar dhe të zbulojnë nëse planetët me të vërtetë kanë tërheqje gravitacionale.

Ky proces është ai që ia mundësoi hulumtuesve ta gjejnë GJ357d. Derisa po punonin për ta konfirmuar planetin e vërejtur nga TESS, ata vërejtën tërheqje gravitacionale nga dy planetë të tjerë. (TESS nuk i vuri re ato dy botë sepse orbitat e tyre nuk kalojnë midis yllit të tyre dhe teleskopit).

Deri më tani, vetëm 24 nga ekzoplanetët që TESS i ka vërejtur janë konfirmuar. Ditë më parë astronomët i konfirmuan tre planetë të afërt që i detektoi teleskopi, përfshirë një “super-Tokë”, megjithëse asnjëri nuk mendohet të ketë ujë të lëngshëm.

Shkencëtarët presin që teleskopi të identifikojë mijëra kandidatë ekzoplanetarë përpara se të përfundojë misioni, përcjell “Koha Ditore”. Disa prej tyre mund të jenë të banueshëm, përfshirë GJ 357 d.

“Ekipi është përqendruar aktualisht në gjetjen e kandidatëve më të mirë për t’u konfirmuar nga vëzhgimi i bazuar në tokë”, tha Natalia Guerrero, e cila e menaxhon ekipin MIT i cili i identifikon kandidatët ekzoplanetarë, në një njoftim për media të NASA-s javën e kaluar.

“Por ka shumë më shumë kandidatë të mundshëm ekzoplanetarë në të dhënat që ende duhet të analizohen, kështu që me të vërtetë po e shohim vetëm Majën e Ajsbergut.

Rekomandime

Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!
Kosovë

Punime në rrjetin elektrik nesër, e hënë, 22 qershor!

21/06/2026 | 22:42
Majac-t/storm
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (22.06.2026.) e hënë

21/06/2026 | 22:34
Ulet çmimi i naftës, në Kosovë sot një litër po tregtohet edhe me 1.30 euro!!!
Lajme

Çmimet e derivateve për sot

21/06/2026 | 09:40
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲