Ky është momenti tronditës kur dy punëtorë në Kinë u lëkundën nga era derisa po punonin për një projekt.
Sipas The Mirror, përcjell Telegrafi, ngjarja e cila ndodhi në qytetin Wuzhou të Kinës, tregon se si dy punëtorët që ishin të lidhur me litarë qëndronin në ajër disa metra larg tokës.
Ndërkohë, faqja e lajmeve Baidu, raportoi se të dy punëtorët po kryenin një projekt të ndriçimit të murit të jashtëm kur moti mori një kthesë për të keq.
Erërat e forta lëkundën punëtorët nga pozicioni i tyre në ndërtesë, derisa ata po lëviznin me litarët e tyre të sigurisë, para se të përplaseshin në një dritare. Për të parë videon klikoni këtu.