Sot në tërë rajonin tonë po mbanë mot shumë i nxehtë, veçanërisht në Shqipëri ku temperaturat maksimale kanë arritur deri në 36 gradë Celsius, kurse ndjesia subjektive e të nxehtit është rreth 40 gradë C. Mjaft nxehtë është edhe në Maqedoninë Veriore, Kosovë dhe Mal të Zi. Në Kosovë është nxehtë veçanërisht në rajonin e Dukagjinit ku temperatura ka arritur deri në 33 gradë Celsius, kurse në viset tjera nga 30 deri në 32 gradë C.
Në Mal të Zi temperatura më e lartë e regjistruar ka arritur deri në 37 gradë C,, kurse në Maqedoninë Veriore 36 gradë C.
Në vazhdim të ditës në Kosovë do të kemi zhvillime të pakta të vranësirave të cilat mund edhe të kushtëzojnë ndonjë rrebesh të izoluar shiu në viset kodrinore-malore në veri dhe veriperëndim të vendit, duke mos përjashtuar tërësisht edhe ndonjë rajon tjetër, ndërsa rrebeshe të izoluara por të fuqishme me breshër ka në këto çaste tek fqinjët tanë verior dhe veriperëndimor si në veri të Malit të Zi dhe Serbi, veçanërisht në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Stuhitë e fuqishme me breshër dhe bubullima intensive do të vijnë duke u shpeshtuar nga nesër në Slloveni, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Mal të Zi, si dhe edhe disa pjesë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut./Meteoballkan