Ndjesia subjektive e nxehtësisë së fuqishme afrikane sot ka arritur kulminacionin dhe në Shqipëri është regjistruar deri në 47, ndërsa temperatura reale ka arritur deri në 43 gradë Celsius. Në Kosovë ndjesia ka arritur deri në 40, ndërsa temperatura deri në 38 në Gjilan. Në viset tjera nuk kemi qasje në stabilimentet e matjes reale të temperaturave por sipas modeleve temperatura maksimale mund të ketë arriur deri në 39 ose 40 në Dukagjin.
Vapa afrikane do të vazhdojë edhe ditëve të ardshme me të njëjtin intensitet. Freskim të motit njëherë për njëherë nuk pritet të kemi./Meteoballkan