I nxehti veror po vazhdon në Kontienentin e Vjetër edhe pse me intensitet pak më të dobët se ditët dhe javët e kaluara.
Sot në tërë Evropen po shënohen temperatura tipike për këtë periudhë kohore, ndërsa disa vende dallohen me të nxehtit ekstrem siç janë Shqipëria dhe Spanja. Shumë nxehtë sot është edhe në jug të Rusisë, Greqi, Bullgari, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Serbi. Temperatura jashtëzakonisht të larta kanë përfshirë sot jugun e Turqisë deri në 45 gradë Celsius, ngjashëm sikur në shtetet e Afrikes Veriore.
Nesër na pret mot edhe më i nxehtë, por fronti pritet të vijë dhe të zbres temperaturat. Për këtë arsye të dielën na pret mot i këndshëm./MeteoBallkan