Sot rreth orës 09:00 të mëngjesit në Bosnjë dhe Hercegovinë është ndëgjuar një tërmet jo edhe aq i dobët. Tërmeti kishte magnituden rreth 4.2 shkallë të Rihterit dhe u regjistrua afër qytetit të Tuzles në Bosnjën verilindore.
Tre ditë më parë një tërmet me magnitude prej 5.3 shkallësh goditi Athinën në Greqi duke shkaktuar dëme materiale si dhe panik në mesin e popullates së Athinës, ndërsa tërmeti i sotëm në Bosnjë poashtu ka shkaktuar dridhje dhe lëkundje të ndërtesave si dhe frikë të madhe tek banorët vendas, megjithatë nuk raportohet për dëme materiale ose lendime në njerëz./Meteoballkan