Një tërmet i fuqishëm ka goditur pak më parë Turqinë jug-lindore duke shkaktuar panik tek banorët.
Nga të dhënat paraprake mësohet se tërmeti kishte një fuqi 6 të shkallës richter, ndërsa fillimisht u raportua si i fuqisë 6.5 dhe me një thellësi 10 kilometra.
Tërmeti kishte epiqendër zonën e Denizlisë.
Tërmeti është ndjerë thuajse në të gjithë Turqinë qendore dhe perëndimore duke i kujtuar turqve tërmetin e frikshëm të gushtit 1999 që shkaktoi mijëra të vdekur.
Momentalisht raportohet vetëm për dëme materiale dhe jo në njerëz.