Një tërmet ka dridhur tokën në Evropë, gjegjësisht në kufirin mes Francës dhe Gjermanisë, ndërsa raportohet se dridhjet janë ndjerë në atë zonë.
Një lexues i MeteoBallkan nga ai rajon ka theksuar për MeteoBallkan se fëmijët u frikësuan në kohën e lëkundjes së tokës duke pyetur me habi se çfarë mund të jetë ajo lëkundje.
Tërmeti ishte me magnitudë prej 4.7 shkallësh të Rihteris sipas aplikacioneve për regjistrimin e tërmeteve, ndërsa ende nuk ka ndonjë informacion për dëme eventuale./MeteoBallkan