Sonte dhe nesër në territorin e Republikës së Kosovë pritet të kemi valë të re reshjesh shiu, vende-vende më intensive dhe në formë të rrebesheve me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Nuk ka ndonjë rrezik për vërshime të mëdha, ndërkaq cikloni mesdhetar sjellë reshje edhe në Shqipëri ku lokalisht parashihen rrebeshe mjaft intensive.
E Mërkura sjellë po ashtu reshje lokale shiu dhe ulje kryesisht të lehta të temperaturave. Në viset e larta malore priten disa cm. reshje të reja bore.
Cikloni do të largohet larg në Mesdhe dhe drejt brigjeve të Afrikes së Veriut dhe për këtë arsye të enjten pritet përmirësim i motit.
Të premten vonë fronti më i ri shumë i fuqishëm i ftohtë ajror vjen nga veriu duke kushtëzuar krijimin e një ciklogjeneze të re shumë të fuqishme (që nga Adriatiku dhe Joni deri në Detin e Zi) në territoret tona dhe për këtë arsye në Kosovë priten reshje të dendura bore ditën e shtunë./MeteoBallkan