Përkundër përpjekjeve titanike të zjarrfikësve dhe ushtrisë ruse për shuarjen e zjarreve masive në Siberi të Rusisë, zjarret nuk kanë të ndalur, përkundrazi çdo ditë ndizen zjarre të reja për shkak të thatësisë dhe nxehtësisë së madhe në atë rajon. Kushtet natyrore po ju shkatojnë shumë vështirësi organeve përgjegjëse për fikjen e zjarreve.
Mësohet se tani nga zjarret janë përfshirë rreth 1.2 milionë hektarë pyje. Natyrisht se sipërfaqet e përfshira nga zjarret janë zvogëluar pak për shkak të ndërhyrjes njerëzore por fikja e tërësishme e tyre për momentin duket e pamundur për shkaqet e lartëpërmendura.
Zjarret katastrofike kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në pyje, duke përfshirë edhe floren dhe faunën e rajonit Siberik./Meteoballkan