Rajoni ynë është përfshirë nga masa ajrore të paqëndrueshme ciklonike dhe në këto momente në shumë rajone kemi reshje shiu kurse Bregdetit Shqiptar po i afrohen disa sisteme stuhish me vetëtima dhe bubullimë.
Reshje më të shumta ashtu siç kemi paralajmëruar ka në Shqipëri kurse reshje më të pakta në Kosovë dhe Maqedoni.
Masat ajrore të paqëndrueshme ciklonike do të vazhdojnë të ndokojnë në motin në rajonin tonë edhe gjatë natës dhe ditës së nesërme me reshje të herë pas hershme shiu kurse në Bregdet dhe disa rajone tjera të Shqipërisë do të ketë rrebeshe të fuqishme lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Nuk përjashtohet mundësia që edhe në rajone tjera duke përfshirë edhe Kosovën dhe Maqedoninë të kemi ndonjë rrebesh shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat ende nuk do të shënojnë ndonjë ndryshim, pra do të jetë relativisht nxehtë por ndjesia subjektive e të ftohtit po ndjehet më shumë për shkak të vranësirave të shumta dhe reshjeve atmosferike.
Informacione dhe detaje tjera në postimet tona të ardhshme në meteoballkan. Meteoballkan.