Temperatura mjaft të ngrohta kanë mbizotëruar gjatë tërë këtij muaji në rajonin tonë duke mbizotëruar ngjyra e portokallit në shfaqjen virtuale të temperaturave, por kjo do të ndryshojë më në fund nga nesër dhe ngjyra e kaltër që simbolizon virtualisht të ftohtit do të zgjerohet nga veriu në rajonin tonë.
Pra kënaquni edhe sonte me këto temperatura ngase nga nesër vjen dimri i cili më në fund do të meritojë epitetin e stinës në të cilën gjendemi.
Nuk do të mungojnë edhe reshjet e dëborës, megjithatë duhet ditur se reshjet e borës nuk do të jenë të kënaqshme për tërë entuziastët e borës në çdo rajon. Shqipëria dhe Maqedonia veriore do të kenë dimër të vërtetë. Edhe Kosova do të ketë dimër të vërtetë, por në ndonjë rajon mund të mungojnë reshjet e borës për shkak të largësisë së ciklonit. Mbetet të shihet./Meteoballkan