Një masë mjaft e ngrohtë ajrore nga Mesdheu pritet të vjen nga nesër në territorin e Republikës së Kosovës dhe më gjerë në rajon duke shkaktuar rritje të ndjeshme të temperaturave.
Po ashtu në disa rajone do të ketë fuqizim të erërave jugore dhe jugperëndimore dhe pikësisht këty rrymime ajrore nga jugu dhe perëndimi do të jenë “shkaktare” për rritjen e temperaturave.
Përderisa gjatë ditës së nesërme një front i ftohtë pritet të arrijë në Slloveni duke shkaktuar edhe reshje të fuqishme shiu e stuhi me bubullima, fronti nuk do të lejohet të vijë drejtë territoreve tona për shkak të pengesës anticiklonike dhe pikësisht ky front do të jetë përgjegjës për rritjen e temperaturave në viset tona gjatë ditës së nesërme. Mbetjet e frontit mund të arrijnë te ne në mbrëmje, por pa ndonjë impakt të theksuar.
Reshje shiu nesër priten edhe në Kroaci dhe disa pjesë të Bosnës dhe Serbisë, ndërsa sipas parashikimeve në viset tona nuk priten fare reshje.
Masa e ngrohtë ajrore do të vazhdojë të mbizotërojë motin në viset tona edhe shumë ditë të ardhshme me ndërprerje të herëpashershme afatshkurtra./MeteoBallkan