Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka sqaruar edhe një herë bartjen e maskave nga qytetarët për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
Tha se tashmë kanë hartuar udhëzuesin për bartjen e maskës.
“Bartja e maskës do të jetë obligative. Vetëm nëse je i vetëm në veturë nuk do të detyrohesh ta mbash maskën. Cdo person i dytë duhet me qenë me maskë”, sqaroi Zemaj në Klan Kosova.
1
Edhe nëse në një veturë të gjithë janë anëtarë të së njejtës familje?
“Pa marrë parasysh edhe nëse janë të së njejtës familje, dikush mund të jetë potencialisht shpërndarës i infeksionit”, tha Zemaj.