Vullkani më i madh aktiv në botë, Etna është zgjuar sërish, duke nxjerrë nga krateri llavë dhe duke mbushur të gjithë qytetin me tym vullkanik.
Mediat shkruajnë se vullkani në malin Etna në Itali ka mbuluar me tym vullkanik qiejt e ishullit sicilian.
Ndërsa raportohet se dy aeroporte në qytetin e dytë më të madh të ishullit, Katania, u detyruan të mbyllen përkohësisht.
Shpërthimi i fundit më i madh ka ndodhur më 1992.
Italia ka një varg vullkanesh aktivë dhe të fjetur, me më të famshmin, malin Vezuv, që ndodhet afër Napolit dhe që shpërtheu në shekullin e 79 pas Krishtit duke i marrë jetën mijëra vetëve në qytetet e afërta Pompei dhe Herculaneum.
Kujtojmë se më herët këtë muaj, vullkani në ishullin e Strombolit shpërtheu papritur duke vrarë një person. Turistët ishin evakuuar nga ishulli pasi kishin kërkuar shpëtim në det, kur edhe nisi shpërthimi.