Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, me anë të një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se situata me Koronavirus është përmirësuar ndjeshëm gjatë dy javëve të fundit.
Zemaj ka theksuar se brenda katër ditëve të ardhshme në aeroportin e Prishtinës pritet të vijnë rreth njëzet mijë bashkatdhetarë.
Me këtë rast ai i ka bërë thirrje menaxhmentit të aeroportit të Prishtinës që të kenë kujdes të shtuar ndajë diasporës dhe të ketë mbarëvajtje të mirë sa i përket respektimit të masave anti Covid.