Pas valës së ngrohtë ka arritur moti me shi e bubullima, ndërsa në disa bise të kroacisë pati shi, breshër e stuhi.
Stuhitë kanë përfshirë pjesë të Sllavonisë e të Dalmacisë, ndërsa gjatë mbrëmjes ptiteshin edhe në rajonin e tërë Kroacisë kontinentale. Rreth orës 18 shi ka filluar të bjerë edhe në Zagreb, bëjnë të ditur mediet kroate.
Në Sllavoni, rreth Novskës e Okuçanit ka ra breshër me madhësi të topit të golfit, i cili ka dëmtuar disa automjete. Në Dalmaci, në disa pjesë, janë shënuar stuhi.
Sipas të dhëmave nga ora 20;30 deri në orën 22:30 në Kroaci dhe rrethinë janë regjistruar 13 mijë e 805 goditje të rrufeve.