India ka nisur misionin e saj në Hënë.
Agjensia hapësinore indiane Isro me sukses ka lëshuar Chandrayaan-2 në hapësirë duke ekploruar anët misterioze të Hënës, ku do të bjerë në sipërfaqe në provën më të madhe për programin hapësinor të Indisë.
Chandrayaan, fjala Sanskrit për “artin e hënës”, është projektuar për t’u ulur polin jugor të hënës dhe për të dërguar një rover për të eksploruar depozitat e ujit që u konfirmuan nga një mision i mëparshëm që orbitonte hënën.
India shpreson të bëhet një superfuqi hapësinore përmes misioneve të tilla, në përpjekjet për të mbajtur kostot e ulëta.
Misioni erdhi vetëm një javë pasi inxhinierët anuluan një përpjekje të mëparshme në nisje për shkak të një “pengese teknike”, që do të thotë se raketa nuk ishte në gjendje të fluturojë
Raportet e mediave indiane thanë se nisja ishte ndërprerë pasi shkencëtarët e ISRO identifikuan një rrjedhje duke mbushur heliumin në motorin kriogjenik të raketës. ISRO as nuk konfirmoi as mohoi raportet, duke thënë se “problemi ishte identifikuar dhe korrigjuar”.