Siç po shihet në imazhin satelitor sot në Kosovë në mëngjes kishte mot pjesërisht të vranët, me intervale kohore me diell. Ngjashëm është edhe në këto çaste dhe kështu do të vazhdojë gjatë pjesës më të madhe të ditës. Në disa rajone mund të ketë ndonjë rigë të izoluar shiu.
Vranësira ka edhe në verilindjen e Shqipërisë, veriun dhe verilindjen e Malit të Zi si dhe disa pjesë të Maqedonisë së Veriut. Kthjellët është në shumicën e territorit të Republikës së Shqipërisë e posaçërisht në viset bregdetare.
Gjatë ditës në tërë rajonin pritet mot i ngjashëm, me diell dhe vranësira kalimtare, më të theksuara në disa pjesë të Kosovës ku mund të ketë ndonjë rigë të dobët shiu.
Përderisa Evropa po përgaditet të përballet me nxehtësinë afrikane, tek ne kemi masat ajrore pak më të frekëta që vijnë nga veriu dhe verlindja e Kontinentit dhe kjo mundëson që temperaturat tek ne mos të kalojnë mbi 30 gradë celsius (me përjashtim të Shqipërisë perëndimore, jugut të Malit të Zi dhe disa pjesëve të Maqedonisë së Veriut)./Meteoballkan