Nesër në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe reshje lokale shiu. Mund të ketë edhe intervale kohore me diell, por pasdite përsëri priten zhvillime të vranësirave të cilat mund të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat do të kushtëzojnë reshje lokale shiu. Mund të ketë edhe rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Të mërkurën në tërë rajonin pritet mot kryesisht i thatë. Priten alternime vranësirash dhe intervaleve kohore me diell. Do të jetë freskët.
Nga e enjta priten ngritje graduale të temperaturave. Do të kemi më shumë intervale kohore me diell dhe nuk priten reshje atmosferike, me përjashtim të disa viseve në Shqipëri ku mund të ketë ndonjë rigë afatshkurtër shiu.
Fundjava do të jetë mjaft e nxehtë për këtë periudhë kohore, por në veri dhe veriperëndim të Shqipërisë mund të ketë rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë veçanërisht të dielën./Meteoballkan