Dëbora filloi mbi Alpet perëndimore dhe veriperëndimore të dielën mbrëma në rreth 2500 metra lartësi mbi nivelin e detit, duke vazhduar edhe mëngjesin e sotëm. Ajo do të përhapet në pjesën më të madhe të Alpeve veriore dhe qendrore gjatë ditës, njofton MeteoBallkan.
Kufiri i dëborës do të jetë aq i ulët sa 1400-1600 m nëpër Alpet veriperëndimore dhe veriore, rreth 1800-2000 m mbi Alpet qendrore. Alpet juglindore, deri në juglindje të Alpeve Juliane në Slloveni do të marrin edhe borë, mbi 2200 metra. Në rast të reshjeve të dendura të borës, kufiri i borës do të jetë edhe më i ulët.
Deri në 20-40 cm të dëborë pritet në lartësi më të larta të Alpeve jugperëndimore dhe Alpet veriore.
Dëborë ka rënë në Alpet e Zvicrës dhe të Italisë siç mund ta shihni edhe në pamjet e mëposhtme: