• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
6 objektet e ndërtuara prej njeriut që mund të shihen nga hapësira!

6 objektet e ndërtuara prej njeriut që mund të shihen nga hapësira!

09/08/2021 | 15:50
Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot – e premte

12/09/2025 | 08:49
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të Premten, 12 Shtator!

11/09/2025 | 23:29
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (15,08.2025.) E Premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (12.09.2025.) E Premte

11/09/2025 | 22:52
Atlantiku pa stuhi aktive në pikun e sezonit, çfarë po ndodh?

Atlantiku pa stuhi aktive në pikun e sezonit, çfarë po ndodh?

11/09/2025 | 15:32
Rrugët e përmbytura i morën jetën: 43-vjeçari  në Durrës preku shtyllën e ndriçimit dhe vdiq nga rryma

Rrugët e përmbytura i morën jetën: 43-vjeçari në Durrës preku shtyllën e ndriçimit dhe vdiq nga rryma

11/09/2025 | 11:16
Çfarë moti na pret sot?

Parashikimi i motit për sot – e enjte

11/09/2025 | 07:57
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

KEDS tregon për punimet në rrjet të Enjten, 11 Shtator!

10/09/2025 | 22:39
Parashikimi i motit për sot – e martë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (11.09.2025.) E Enjte

10/09/2025 | 22:21
Shira të dendur dhe vërshime priten në disa vise në Ballkan!

Shira të dendur dhe vërshime priten në disa vise në Ballkan!

10/09/2025 | 12:42
Kur ndryshon ora këtë vit?

Kur ndryshon ora këtë vit?

10/09/2025 | 11:51
Parashikimi i motit për sot – e martë

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

10/09/2025 | 08:27
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

KEDS njofton për punimet në rrjet të Mërkurën me 10 Shtator!

09/09/2025 | 23:38
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
6 objektet e ndërtuara prej njeriut që mund të shihen nga hapësira!

6 objektet e ndërtuara prej njeriut që mund të shihen nga hapësira!

09/08/2021 | 15:50
796
SHARES
2.3k
VIEWS
Shpërndaje

Toka është një vend i madh. Gjatë mijëvjeçarëve të kaluar, njerëzit e kanë mbushur atë me gjëra të mëdha, madhështore, të tilla si: piramida masive, mure gjigante, qytete të shtrira dhe shumë më tepër se kaq.

Por për Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), i cili ka “shtrirë veprimtarinë” rreth 250 milje (402336 metra) mbi sipërfaqen e Tokës, ky planet i madh mund të duket disi i vogël. Shtëpitë, rrugët dhe ndërtesat “zhduken” të gjitha. Madje edhe disa nga konstruksionet tona më të mëdha mund të gëlltiten në vorbullat blu, të bardha dhe jeshile që karakterizojnë planetin Tokë.

Por, ka disa struktura që edhe 250 milje larg, janë të dukshme nga ISS. Ja disa prej tyre:

Piramidat e mëdha të Gizës

Image: NASA

A mund të vëreni një gumbull hijesh të vogla trekëndëshe në qendër të kësaj fotoje? Këto hije dhe njollat e vogla poshtë tyre, në të vërtetë janë disa nga konstruksionet më mahnitëse të ndërtuara ndonjëherë nga njerëzit. Ato janë tre nga piramidat e lashta egjiptiane më të njohura: Piramidat e Gizës. Më e madhja nga të trija është e gjatë gati 500 metra, por nga hapësira duket thjesht si një njollë e vogël në shkretëtirën egjiptiane.

Dritat e qyteteve gjatë natës

Image: NASA

Gjatë natës, “ndotja” e qyteteve me anë të dritës “mbyt” yjet në qiell. Por nëse i shihni disa nga këto qytete nga hapësira, dritat artificiale krijojnë një plejadë të veçantë, duke ndriçuar zonën përreth tyre.

Miniera e bakrit Kennecott

Image: NASA

Miniera e bakrit Kennecott, në jugperëndim të Salt Lake City, Utah, është një nga minierat më të mëdha në botë. Ajo ka përmasa rreth 2.5 milje dhe është e thellë rreth 4,000 metra. Miniera për herë të parë filloi punën dikund në fund të shekullit XIX për të hequr depozitat e arit, argjendit dhe plumbit.

Urat

Image: NASA

Njerëzit kanë ndërtuar ura për një kohë të gjatë dhe vetëm sa kanë ardhur duke e përmirësuar këtë ‘talent’. Krijimi i urave ka përparuar prej krijimit të tyre prej trungjeve dhe gurëve, në ndërtimin e strukturave masive të përpunuara me kujdes prej çeliku dhe betoni, të cilat janë krijuar për të “përballuar” miliona automjete çdo vit. Kjo foto e urave është bërë nga astronauti Christ Hadfield gjatë rrotullimit të ISS mbi zonën përreth gjirit.

Ishujt Palma në Dubai

Image: NASA

Ishujt Palma përgjatë bregdetit të Dubait janë një koleksion i ishujve të bërë nga njerëzit. Për të ndërtuar këta ishuj, punëtorët pastrojnë rërën nga fundi i Gjirit Persik dhe më pas e spërkasin atë për të krijuar forma që të mund të bien në sy, në krahasim me ujin e errët. Disa nga ishujt janë ndërtuar për t’u ngjarë palmave. Ishulli në krye të kësaj fotoje është ende në ndërtim e sipër dhe është krijuar për qenë pjesë e hartës së botës.

Serrat në Almería

Image: NASA

Në provincën Almería të Spanjës juglindore, ekziston një det i gjerë me serra që mund të shihen nga hapësira. Ato mbulojnë më shumë se 64,000 hektarë tokë. Miliona tonë fruta dhe perime janë rritur në këto serra për tu eksportuar në pjesët tjera të botës.

Ky artikull është shkruar nga: Ali Sundermier, raportere e shkencës në Business Insider

Përkthyer nga: Shkëndije Berisha /Gazeta Express/


Related Posts

Parashikimi i motit për sot dhe nesër
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e premte

12/09/2025 | 08:49
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete
Kosovë

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të Premten, 12 Shtator!

11/09/2025 | 23:29
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (15,08.2025.) E Premte
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (12.09.2025.) E Premte

11/09/2025 | 22:52
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲