Nje valë nxehtësie verore që pritet të përfshijë Evropen perëndimore dhe jugperëndimore do të shtrihet gradualisht në drejtim të Gadishullit Ballkanik gjatë javës së re duke kulmuar në fund të javës së re.
Kjo valë nxehtësie fillimisht pritet të përfshijë Portugalinë dhe Spanjën për tu përhapur pastaj drejt Francës, Gjermanisë, Evropes qendrore dhe Gadishullit Ballkanik. Ajri i nxehtë me origjinë nga Afrika veriperëndimore do të shënojë valën e parë të nxehtësisë verore për këtë sezonë në shumë pjesë të Evropes dhe disa pjesë të Ballkanit duke rritur temperaturat mbi 30 gradë Celsius.
Gjatë pjesës së dytë të javës së re temperaturat pritet të arrijnë mbi 30 gradë Celsius në disa vise të Kroacisë, Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, ndërsa në Kosovë temperaturat pritet të arrijnë deri në 29 gradë Celsius e ndoshta edhe 30 krejt në fund të javës së re. Pak më frekët pritet të jetë në viset bregdetare, ngase kjo masë e nxehtë ajrore më shumë pritet të kap viset kontinentale./MeteoBallkan