Sot në Kosovë na pret mot i ftohtë sidmos në mëngjes kur priten edhe ngrica dhe minuse, afërsisht deri në -4 gradë Ceslius. Gjatë ditës priten alternime mes vranësirave e intervaleve kohore me diell. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 6 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosoven lindore r pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Mëngjesi do të jetë i ftohtë, vende-vende me ngrica sidomos në zonat kontientale.
Të mërkurën do të kemi përsëri shtim të vranësirave dhe vende-vende do të fillojnë reshjet e shiut. Në viset malore do të ketë reshje të reja bore.
Dhjetori do të fillojë me vranësira të dendura dhe reshje shiu e bore./MeteoBallkan