Sot në Kosovë pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje lokale shiu, shqote e bore. Nëpër viset më të ulëta priten riga shiu, ndërsa në zonat pak më të larta mbidetare priten reshje lokale shqote e bore. Temperaturat parashihet të lëvizin nga -1 deri në 5 gradë Celsius.
Në Shqipëri pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell e vranësira. Në pjesën perëndimore priten intervale me diell, ndërsa në pjesën lindore priten më shumë vranësira e në verilindje riga shiu e fjolla bore.
Reshje lokale shiu e bore priten edhe në Maqedoninë Veriore dhe Kosovën lindore, ndërsa në Mal të Zi veriu i vranët e me fjolla bore, ndërsa jugu pa reshje dhe me intervale kohore me diell.
Nga e enjta priten vranësira, intervale kohore me diell dhe reshje të rralla sporadike atmosferike. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta./MeteoBallkan