• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Projekti madhor që synon të transformojë  Arabinë Saudite

Projekti madhor që synon të transformojë Arabinë Saudite

05/03/2023 | 23:21
Publikohen çmimet e derivateve për sot

Publikohen çmimet e derivateve për sot

16/05/2026 | 09:06
Parashikimi i motit për sot – e shtunë

Parashikimi i motit për sot – e shtunë

16/05/2026 | 08:46
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS njofton për orarin e punimeve në rrjet të shtunën!

15/05/2026 | 23:27
Gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë kur ka vetëtima

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (16.05.2026.) e shtunë

15/05/2026 | 22:41
Cikloni dhe fronti i ftohtë me reshje vjen në Ballkan!

Cikloni dhe fronti i ftohtë me reshje vjen në Ballkan!

15/05/2026 | 15:45
Ballkani nën rrezikun e stuhive dhe motit ekstrem, gjatë fundjavës

Ballkani nën rrezikun e stuhive dhe motit ekstrem, gjatë fundjavës

15/05/2026 | 12:52
Ky është çmimi i naftës për sot

Publikohen çmimet e derivateve për sot

15/05/2026 | 09:39
Lëshohet alarm moti për të gjithë Kroacinë, një stuhi tjetër po vjen

Lëshohet alarm moti për të gjithë Kroacinë, një stuhi tjetër po vjen

15/05/2026 | 08:39
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Parashikimi i motit për sot – e premte

15/05/2026 | 08:07
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS tregon për punimet në rrjet nesër, e Premte, 15 Maj!

14/05/2026 | 22:48
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (15.05.2026.) e Premte

14/05/2026 | 22:35
Kupa e Botës 2026 përballet me alarm për temperatura të rrezikshme

Kupa e Botës 2026 përballet me alarm për temperatura të rrezikshme

14/05/2026 | 12:35
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Projekti madhor që synon të transformojë  Arabinë Saudite

Projekti madhor që synon të transformojë Arabinë Saudite

05/03/2023 | 23:21
543
SHARES
1.6k
VIEWS
Shpërndaje

Arabia Saudite është duke nisur rrugëtimin e saj për të realizuar disa projekte madhore, që do të shërbejnë si ekosisteme të reja ekonomike dhe turistike. Destinacionet futuriste dhe luksoze do të gërshetohen me historinë e lashtë të kombit dhe qytetet oazë, Khaybar dhe Tayma. Përmes tyre, Arabia Saudite synon të tërheqë 100 milionë vizitorë në vit, përpara 2030-s. Rreth 27 milionë turistë nga numri total, pritet të vizitojnë kryeqytetin Riad, që do të mbushet shumë shpejt me atraksione historike dhe kulturore.

Një çmim miliarda dollarësh

Konsideruar si vendlindja e kombit, Diriyah është selia stërgjyshore e dinastisë Al Saud dhe vendi i Shtetit të Parë Saudit, themeluar në vitin 1727. Për shkak të kësaj rëndësie të madhe, kompania “Kingdom’s Vision 2030”, ka marrë përsipër të zbatojë disa nga projektet më perfekte në vend.

“Ne jemi të përkushtuar për të ruajtur e promovuar historinë dhe kulturën e qytetit, si dhe presim me padurim vizitorë nga e gjithë bota për të dëshmuar bukurinë e tij. Ndërtimi i këtij destinacioni nuk është i lirë. Diriyah do të jetë një projekt që do të kushtojë 63.2 miliardë dollarësh dhe është një nga më të mëdhenjtë e më kompleksët në botë”.

Jerry Inzerillo, Ceo i kompanisë

Vendi i Trashëgimisë Botërore At-Turaif do të pushtohet nga galeri dhe muze që përshkruajnë historinë e Diriyah dhe ekspozojnë mbetjet e mureve të qytetit, pallateve mbretërore dhe xhamive.

Sigurisht, nuk do të mungojnë ambientet luksoze të ndërtuara me stil tradicional, restorantet me kuzhinë të një niveli të lartë saudit, por edhe ndërkombëtare. Qëllimi i këtij masterplani është ndërtimi i një qendre kulturore të klasit botëror në zemër të Arabisë.

Muzikë dhe drita

Rreth 38 hotele dhe resorte të reja do të hapen në Diriyah, së bashku me 6 muzeume, 26 atraksione kulturore, më shumë se 400 dyqane luksoze dhe mbi 100 dyqane. Në 2.6 kilometra katrorë do të shtrihen 6 parqe të mbushura me dhjetëra mijëra pemë, si dhe shtigje për ecje, çiklizëm dhe kalërim.

Aktivitetet do të jenë gjithashtu fokus kryesor për destinacionet e reja, me programe të ngjeshura e koncerte të shumta nga John Legend, French Montana dhe Martin Garrix. Nuk do të mungojnë as koncertet me muzikë arabe apo sallonet me shisha.

Familja mbretërore në dispozicion të turistëve

Vendet e trashëgimisë së At-Turaif që po vihen në jetë për vizitorët do të udhëhiqen nga 30 udhërrëfyes të rinj. Ndër to edhe princesha 30-vjeçare, Al-Jawhara Abdulmohsin Al-Saud, që do t’i orientojë vizitorët në ambientet e familjes mbretërore.

“E dija se doja të isha pjesë e ruajtjes dhe ndarjes së thesareve kulturore. Kam aplikuar në kompaninë Diriyah dhe isha e emocionuar që m’u dha mundësia për të luajtur rol në gjallërimin e historisë së At-Turaif. E gjithë familja ime është e gatshme të mirëpresë vizitorët nga e gjithë bota.”

Princesha Al-Jawhara Abdulmohsin Al-Saud

Shpresat që Diriyah do të tërheqë vizitorë të interesuar për trashëgiminë kulturore të mbretërisë, por edhe për projektet futuriste, janë vërtetë të mëdha.

Related Posts

Publikohen çmimet e derivateve për sot
Lajme

Publikohen çmimet e derivateve për sot

16/05/2026 | 09:06
Parashikimi i motit për sot – e shtunë
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e shtunë

16/05/2026 | 08:46
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!
Kosovë

KEDS njofton për orarin e punimeve në rrjet të shtunën!

15/05/2026 | 23:27
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲