• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Mot i stuhishëm godet Evropën veriore, anulohen fluturimet e shënohen viktima

Mot i stuhishëm godet Evropën veriore, anulohen fluturimet e shënohen viktima

08/08/2023 | 08:50
Stuhi në Austri: Rrufeja i vë flakën një kështjelle, qindra të evakuuar

Stuhi në Austri: Rrufeja i vë flakën një kështjelle, qindra të evakuuar

02/06/2026 | 11:16
Çmimet e derivateve për sot

Çmimet e derivateve, nafta më lirë

02/06/2026 | 08:52
Tërmet i fortë godet Italinë, lëkundjet ndihen deri në Shqipëri

Tërmet i fortë godet Italinë, lëkundjet ndihen deri në Shqipëri

02/06/2026 | 08:28
Parashikimi i motit për sot – e martë

Parashikimi i motit për sot – e martë

02/06/2026 | 08:09
Parashikimi i motit për sot – e premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (02.06.2026.) e martë

01/06/2026 | 23:02
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

KEDS njofton për punimet në rrjet nesër, e martë: 2 qershor!

01/06/2026 | 21:47
Moti gjatë kësaj jave, si po fillon muaji Qershor?

Moti gjatë kësaj jave, si po fillon muaji Qershor?

01/06/2026 | 21:30
Meteori shpërthen mbi verilindjen e SHBA-së, dëgjohen shpërthime të fuqishme

Meteori shpërthen mbi verilindjen e SHBA-së, dëgjohen shpërthime të fuqishme

01/06/2026 | 10:28
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Parashikimi i motit për sot – e hënë

01/06/2026 | 08:05
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (28.05.2026.) e enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (01.06.2026) e hënë

31/05/2026 | 23:34
Njoftimi i KEDS: të gjitha lokacionet ku sot dhe nesër do të ketë ndërprerje të rrymës!

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

31/05/2026 | 23:21
Çmimet e derivateve për sot

Ky do të jetë çmimi i naftës për sot

31/05/2026 | 22:20
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Mot i stuhishëm godet Evropën veriore, anulohen fluturimet e shënohen viktima

Mot i stuhishëm godet Evropën veriore, anulohen fluturimet e shënohen viktima

08/08/2023 | 08:50
2.4k
SHARES
6.9k
VIEWS
Shpërndaje

Moti i stuhishëm që e ka goditur rajonin e Detit Baltik të hënën e ka vrarë të paktën një person dhe ka shkaktuar vonesa në fluturime, pezullimin e trageteve dhe daljen e një treni nga binarët.

Tre persona u dërguan në spital në Suedi, kur dy prej vagonëve të udhëtarëve dolën nga binarët në Hudiksvall, një qytet 280 kilometra në veri të Stokholmit, njoftoi policia më 7 gusht.

Treni doli nga binarët sepse “hekurudha është dëmtuar nga shiu i madh dhe rrëshqitja e dheut”, tha policia, duke shtuar se shkalla e dëmtimit të të lënduarve nuk dihet.

Në tren ndodheshin 120 persona, raportuan mediat suedeze.

Tragetet që e lidhin Poloninë me Suedinë, dy ishujt gjerman me Gjermaninë dhe Norvegjinë me Danimarkën, kanë mbetur në port. Tragetet dhe taksitë e ujit në ishujt gjerman Hiddensee dhe Reugen u anuluan për të hënën dhe të martën në mëngjes.

Pushuesve u është kërkuar t’i shtyjnë planet e udhëtimit për të mërkurën.

Në Lituani, një grua 50-vjeçare u vra nga rrëzimi i lisave afër kufirit me Letoninë. Kjo zonë u dëmtua shumë, duke i lënë mijëra njerëz pa rrymë elektrike dhe me kulme të shtëpive të shkatërruara.

Shërbimi baltik i lajmeve tha se stuhia ka shkaktuar dëme të mëdha në rajonin e afërt, Dobele. Postimet në rrjetet sociale treguan se njëra prej pronave më të prekura ishte një park në Tervete, një zonë e njohur rekreative që përfshin edhe një arenë lodrash për fëmijë, e frymëzuar nga përrallat letone. Parku do të jetë i mbyllur deri javën e ardhshme.

Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, i ka përshkruar shirat dhe vërshimet e gushtit 2023 si fatkeqësinë më të madhe natyrore që nga shpallja e pavarësisë.

Shi i madh dhe breshër u raportua edhe në Estoni, vendin e tretë baltik.

Në Danimarkë, policia nga pjesa verilindore e vendit tha në X, rrjetin social të njohur dikur si Twitter, se moti është ende i lig.

Departamenti i zjarrfikësve në Kopenhagë u bëri thirrje njerëzve të rrinë larg parqeve dhe maleve, duke thënë se “përzierja e shiut dhe stuhitë e rrit rrezikun për rrëzimin e lisave”.

Në jug të Norvegjisë, autoritetet e lëshuan alarmin e motit ekstrem në nivelin më të lartë, për shkak të shiut të madh, rrëshqitjes së dheut dhe vërshimeve. Rrugët e Oslos, kryeqytetit të Norvegjisë, u vërshuan.

Të dielën u raportuan mijëra vetëtima në Suedi. /rel

Related Posts

Stuhi në Austri: Rrufeja i vë flakën një kështjelle, qindra të evakuuar
Botë

Stuhi në Austri: Rrufeja i vë flakën një kështjelle, qindra të evakuuar

02/06/2026 | 11:16
Çmimet e derivateve për sot
Lajme

Çmimet e derivateve, nafta më lirë

02/06/2026 | 08:52
Tërmet i fortë godet Italinë, lëkundjet ndihen deri në Shqipëri
Lajme

Tërmet i fortë godet Italinë, lëkundjet ndihen deri në Shqipëri

02/06/2026 | 08:28
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲