Edhe të shtunën në Kosovë pritet të kemi mot të paqëndrueshëm, megjithatë reshjet do të jenë më të rralla dhe më afatshkurtra. Në disa intervale lokalisht edhe nesër priten reshje të dendura të cilat do të jenë pothuajse të ngajshme sikur sot në formë shiu, shqote e bore.
Reshje paksa më intensive të shtunën parashihen në veri të lindje të Republikës së Kosovës e vonë pasdite edhe në disa zona në jug të vendit.
Edhe pse fronti i ftohtë nga ciklonet e fuqishme do të jetë shumë afër, prapë se prapë ulja e temperaturave do të jetë me afat shumë të shkurtër për shkak të rrymimeve shumë të fuqishme ajrore nga perëndimi dhe jugperëndimi. Temperaturat ulen vetëm me depërtimin e frontit dhe krijimin e vranësirave frontale kur edhe priten reshjet kalimtare të shiut, bores e shqotes dhe me stabilizimin e atmosferës menjëherë vjen te rritja e temperaturave dhe kjo mund të vërehet të dielen në mesdite.
Pra, për fund edhe e shtuna jo-stabile në Kosovë, me reshje të herëpashershme, lokale shiu, shqote e bore. Reshjet nuk do të jenë gjithëpërfshirëse dhe nuk do të zgjasin shumë sikur të premten. Shumë më pak reshje në Dukagjin.
Reshje shumë të pakta nesër priten në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi e më së shumti në Luginë të preshevës dhe veri e lindje të Republikës së Kosovës./MeteoBallkan