• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Fronti me stuhi shiu, breshëri e bore pas Sllovenisë përfshinë Kroacinë dhe niset në viset tona!

Fronti me stuhi shiu, breshëri e bore pas Sllovenisë përfshinë Kroacinë dhe niset në viset tona!

24/03/2024 | 03:22
Tre peshq mbi 40 kilogramë ngordhin në Badovc, ngrihen dyshime për gjendjen e ujit

Shoqata “Krapi”: Ngordhja e tre peshqve në Badovc është e natyrshme

21/09/2026 | 18:57
Tre peshq mbi 40 kilogramë ngordhin në Badovc, ngrihen dyshime për gjendjen e ujit

Tre peshq mbi 40 kilogramë ngordhin në Badovc, ngrihen dyshime për gjendjen e ujit

21/09/2026 | 12:00
Spanja regjistron rekord: 61 ditë me valë të të nxehtit gjatë vitit 2026

Pas verës ekstreme, BE përgatit plan të ri për motin ekstrem

21/09/2026 | 11:56
Çmimet e derivateve për sot

Çmimi i naftës bie për të katërtën ditë radhazi në tregjet globale

21/09/2026 | 11:39
Vala e ftohtë zbret drejt Ballkanit, temperaturat pritet të bien ndjeshëm

Vala e ftohtë zbret drejt Ballkanit, temperaturat pritet të bien ndjeshëm

21/09/2026 | 10:06
Parashikimi i motit për sot dhe ditë në vijim – e hënë

Parashikimi i motit për sot dhe ditë në vijim – e hënë

21/09/2026 | 08:23

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën, 21 shtator!

20/09/2026 | 23:48
Parashikimi i motit për sot – e premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (21.09.2026) e hënë

20/09/2026 | 23:30
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e diel

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e diel

20/09/2026 | 08:37
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! E diele

20/09/2026 | 00:05
Fronti i ftohtë përfshin Evropën Qendrore, temperaturat nisin të bien ndjeshëm

Fronti i ftohtë përfshin Evropën Qendrore, temperaturat nisin të bien ndjeshëm

19/09/2026 | 21:01

Njoftimi i KEDS, tregohen vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës!

18/09/2026 | 23:23
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Fronti me stuhi shiu, breshëri e bore pas Sllovenisë përfshinë Kroacinë dhe niset në viset tona!

Fronti me stuhi shiu, breshëri e bore pas Sllovenisë përfshinë Kroacinë dhe niset në viset tona!

24/03/2024 | 03:22
1.5k
Shpërndarje
4.2k
Shikime
Shpërndaje

Në këto çaste kemi stuhi intensive në disa vise të Sllovenisë dhe Kroacisë, ndërkohë më herët stuhi të fuqishme breshëri me vetëtima dhe bubullima masive pati në Slloveni dhe tani ka reshje lokale bore sidomos në viset malore të Sllovenisë dhe Kroacisë.

Në viset tona ende është ngrohtë, ngase para frontit të ftohtë gjithnjë rriten temperaturat dhe kjo do të vërehet nesër gjatë ditës, ndërkohë që fronti afrohet, pasdite vonë ose në mbrëmje rrebeshe intensive do të përfshijnë Malin e Zi, veriun e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës.

Para ardhjes së frontit do të ketë erëra lokalisht të fuqishme nga jugperëndimi, ndërsa me ardhjen e frontit të ftohtë do të fryjnë erëra të fuqishme nga veriu e verilindja në Kosovë, veriperëndimi në Shqipëri.

Ndërkohë që në viset malore do të fillojnë reshje të dendura bore. Reshje bore do të ketë edhe në disa zona tjera më të ulëta mbidetare në Republikën e Kosovës. Fronti do të jetë i shpejtë dhe i furishëm dhe për këtë arsye priten erëra të fuqishme, breshër lokal, vetëtima dhe bubullimë dhe pastaj edhe shqotë dhe borë varësisht nga rajoni në rajon.

Pas përkeqësimit dramatik të motit në mbrëmje dhe reshjeve intensive, gjatë natës reshjet do të vazhdojnë herë pas here me intensitet të ndryshëm. Do të ketë reshje e rrebeshe shiu, shqote e bore. Reshjet më intensive priten në Kosovë, veri të Shqipërisë dhe Mal të Zi e në viset tjera reshje intensive priten vetëm lokalisht.

Do të jetë ky një front mjaft i fortë pas një kohë mjaft të gjatë me fronte të dobëta atmosferike, megjithatë përpos erërave të fuqishme që mund të jenë problematike në nuk pritet asgjë e jashtëzakonshme.

Sidoqoftë,  e hëna sjellë mot mjaft të freskët e në disa vise edhe të ftohtë, me erëra veriore, ndërkohë që reshjet rrallohen e dobësohen, atmosfera do të stabilizohet gradualisht dhe përkohësisht.

Ngrica kryesisht të dobëta mund të ketë mëngjesin shumë të hershëm të së martës, megjithatë masa ajrore dhe vranësira të reja nga Mesdheu arrijnë duke rritur menjëherë temperaturat dhe duke minimizuar shanset për acar të qëndrueshëm.

Reshje të shpeshta lokale priten gjatë javës së re, por ngrica (përpos ndoshta mëngjesin e së Martës) nuk pritet të ketë dhe ky është lajm i mirë./MeteoBallkan

 

 

Rekomandime

Tre peshq mbi 40 kilogramë ngordhin në Badovc, ngrihen dyshime për gjendjen e ujit
Lajme

Shoqata “Krapi”: Ngordhja e tre peshqve në Badovc është e natyrshme

21/09/2026 | 18:57
Tre peshq mbi 40 kilogramë ngordhin në Badovc, ngrihen dyshime për gjendjen e ujit
Lajme

Tre peshq mbi 40 kilogramë ngordhin në Badovc, ngrihen dyshime për gjendjen e ujit

21/09/2026 | 12:00
Spanja regjistron rekord: 61 ditë me valë të të nxehtit gjatë vitit 2026
Lajme

Pas verës ekstreme, BE përgatit plan të ri për motin ekstrem

21/09/2026 | 11:56
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲