Reshjet e borës gjatë natës kanë përfshirë territorin e juglindjes së Shqipërisë.
Një pjesë e mirë e Korçës është përfshirë nga reshjet e borës. Zona e Dardhës e Voskopojës janë zbardhur nga bora.
Në Dardhë trashësia maksimale e dëborës shkon në 10 cm, ndërsa në Voskopojë ka rënë 5 cm dëborë. Më pak reshje bore ka pasur në Qafën e Qarrit dhe në segmentin Zëmblak -Goricë.
Sipas raportimeve nuk ka probleme në rrugë dhe borëpastrueset ndodhen në terren.