• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Vala e të nxehtit në Evropë shkakton shkrirje të paprecedentë të akullnajave në Alpet Zvicerane

Vala e të nxehtit në Evropë shkakton shkrirje të paprecedentë të akullnajave në Alpet Zvicerane

30/06/2026 | 11:38
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! E diele

20/09/2026 | 00:05
Fronti i ftohtë përfshin Evropën Qendrore, temperaturat nisin të bien ndjeshëm

Fronti i ftohtë përfshin Evropën Qendrore, temperaturat nisin të bien ndjeshëm

19/09/2026 | 21:01

Njoftimi i KEDS, tregohen vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës!

18/09/2026 | 23:23
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (19.09.2026.) e shtunë

18/09/2026 | 23:20
Pushuesit bëhen dëshmitarë të një sulmi të tmerrshëm nga peshkaqeni në ujë

Pushuesit bëhen dëshmitarë të një sulmi të tmerrshëm nga peshkaqeni në ujë

18/09/2026 | 12:22
Medicane në Mesdhe? Sistemi u dobësua para se të merrte karakteristikat e një cikloni tropikal

Medicane në Mesdhe? Sistemi u dobësua para se të merrte karakteristikat e një cikloni tropikal

18/09/2026 | 11:19
OBM ngre alarm: Po shterojnë rezervat ujore të Tokës

OBM ngre alarm: Po shterojnë rezervat ujore të Tokës

18/09/2026 | 11:00
Himalajet po i afrohen një pike kritike për shkak të shkrirjes së përshpejtuar të akullnajave

Himalajet po i afrohen një pike kritike për shkak të shkrirjes së përshpejtuar të akullnajave

18/09/2026 | 10:20
Çmimet e derivateve për sot

Paralajmërohet shtrenjtimi i litrit të naftës në mbi 2 euro

18/09/2026 | 09:09
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e martë

Moti për sot dhe ditët në vazhdim – e premte

18/09/2026 | 08:08

Punimet në rrjet nesër, e premte, 18 shtator!

17/09/2026 | 23:50
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (22.06.2024.) E Shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (18.09.2026.) e Premte

17/09/2026 | 23:33
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Vala e të nxehtit në Evropë shkakton shkrirje të paprecedentë të akullnajave në Alpet Zvicerane

Vala e të nxehtit në Evropë shkakton shkrirje të paprecedentë të akullnajave në Alpet Zvicerane

30/06/2026 | 11:38
510
Shpërndarje
1.5k
Shikime
Shpërndaje

Drejtori i Rrjetit të Monitorimit të Akullnajave në Zvicër (GLAMOS), Matthias Huss thotë se vala e të nxehtit, e cila ka qenë efektive në Evropë dhe Zvicër dhe është regjistruar si rekord për muajin qershor, ka shkaktuar shkrirje të paprecedentë të akullnajave në Alpe, duke paralajmëruar se akullnajat përballen me rrezikun e zhdukjes përgjithmonë deri në fund të verës.

Huss iu përgjigj pyetjeve të gazetarit të Anadolut lidhur me valën e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën dhe shkrirjen e akullnajave në Alpe.

“Në Evropë po përjetohet një valë shumë intensive e të nxehtit. Shumë rekorde afatgjata janë thyer dhe për më tepër, ajo po zgjat jashtëzakonisht shumë. Shkenca tregon qartë se vetëm ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu bëjnë të mundura valë të tilla të të nxehtit kaq intensive dhe afatgjata. Edhe skenarët e ardhshëm tregojnë se ky lloj moti do të shihet më shpesh”, tha Huss.

Ai vuri në dukje se një valë e tillë e të nxehtit pritej në korrik ose gusht, por këtë vit ka filluar pak më herët.

“Normalisht thonim se korriku dhe gushti janë muajt më të nxehtë në Evropë, por vitet e fundit kemi parë gjithnjë e më shumë që periudhat e nxehta fillojnë në qershor apo edhe në maj. Pra, po shohim një zgjatje të kësaj periudhe të nxehtë të verës”, tha Huss duke shtuar se efektet negative të këtyre periudhave të gjata të nxehta vazhdojnë të rriten.

Huss thekson se valët e të nxehtit nuk janë një dukuri krejtësisht e re. “Kemi patur valë të të nxehtit edhe në të kaluarën, por ndryshimet klimatike po e çojnë çdo gjë në një nivel të ri”, u shpreh ai.

Sipas tij, temperaturat mesatare po lëvizin në nivele më të larta dhe se po përjetohen valë të të nxehtit ku regjistrohen rekorde të reja. Huss nënvizoi se përveç ndryshimeve klimatike, edhe faktorë të tjerë si ndikimi më i drejtpërdrejtë i diellit në sipërfaqen e tokës dhe kontributi i tij në ngrohje shkaktojnë temperatura të larta.

Huss tha se akullnajat në Alpet Zvicerane po shkrihen më shpejt për shkak të temperaturave, duke tërhequr vëmendjen se akullnajat përbëhen nga bora dhe akulli i ngrirë dhe se ato shkrihen më shpejt kur është nxehtë.

“Aktualisht po shohim shkallë të paprecedentë të shkrirjes në Alpe. Ditët e fundit kam qenë në rajonin ku ndodhen akullnajat. Është vërtet mbresëlënëse të shohësh se sa shpejt po zvogëlohet trashësia e akullit. Vetëm akullnajat në Zvicër, me humbjen e akullit dhe borës, mbushin një pishinë olimpike çdo gjashtë sekonda, ditë e natë”, tha ai.

“Aktualisht jemi në një situatë ku ka filluar një humbje e paqëndrueshme e masës (në Alpe)”

Huss thotë se akullnajat në Alpet Zvicerane ishin në gjendje shumë të keqe edhe para valës së fundit të të nxehtit dhe se kanë kaluar një sezon dimëror me pak reshje bore.

“Në maj përjetuam valën e parë të të nxehtit. Tani kjo valë e të nxehtit vjen mbi një situatë që tashmë ishte e keqe. Aktualisht jemi në një situatë ku ka filluar një humbje e paqëndrueshme e masës. Kjo situatë është vërtet e hershme për stinën. Çdo ditë që kalon nga sot deri në fund të verës, pra deri në fund të shtatorit, do të shkatërrojë përgjithmonë akullnajat e formuara shekuj apo dekada më parë”, deklaroi Huss.

Ai shton se humbja e akullnajave në Alpe është situatë vërtet shqetësuese ndërsa pritet edhe një vit tjetër ku do të përjetohet humbje ekstreme e akullnajave.

Huss tha se nuk kanë të dhëna se sa akullnajë do të humben.

“Në Evropë ka ngrohje më të fortë se mesatarja globale”

Huss tha se nuk i kanë ndryshuar skenarët afatgjatë për humbjet e akullnajave në Alpe ndërsa shtoi se me politikat aktuale të zbatuara, pritet ngrohje prej 2.7 gradë Celsius në nivel global dhe kjo do të jetë më e lartë në Evropë.

“Në Evropë ka ngrohje më të fortë se mesatarja globale. Kjo vërtet do të çojë në humbjen e 90 për qind të të gjitha akullnajave në Alpe (deri në vitin 2100) dhe kjo situatë po vazhdon. Megjithatë, nëse arrijmë të reduktojmë në zero emetimet e dioksidit të karbonit deri në vitin 2050 me një përpjekje të koordinuar globale, mund të shpëtojmë rreth 25 për qind të akullnajave në Alpe”, tha drejtori i Rrjetit të Monitorimit të Akullnajave në Zvicër.

Më tej Huss theksoi se shkrirja e akullnajave në Alpe dhe më pak reshje bore do të ndikojnë në sportet dimërore si skijimi në vende si Zvicra. Ai thotë se skijimi në të ardhmen mund të mos jetë i pamundur, por vetëm qendrat e skijimit në rajonet me lartësi më të mëdha mbidetare mund të mbeten të hapura.

Rekomandime

Pse uji i detit është më i ngrohtë në shtator e tetor se në qershor?
Fenomene

Pse uji i detit është më i ngrohtë në shtator e tetor se në qershor?

15/09/2026 | 13:27
Atlantiku në qetësi të pazakontë, asnjë uragan deri më tani
Fenomene

Atlantiku në qetësi të pazakontë, asnjë uragan deri më tani

14/09/2026 | 10:00
Momenti kur tromba ujore dhe një varkë turistike u gjendën shumë pranë njëra-tjetrës në Itali
Fenomene

Momenti kur tromba ujore dhe një varkë turistike u gjendën shumë pranë njëra-tjetrës në Itali

12/09/2026 | 09:34
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲