Sot në Kosovë pritet të kemi mot më stabil dhe përpos vranësirave do të kemi edhe intervale kohore me diell e nga mesdita dhe pasdite pritet mot kryesisht me diell pas shumë ditëve të mungesës së rrezeve diellore.
Temperaturat pritet të lëvizin nga 1 ajo minimale deri në 13 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri pritet të mbajë mot kryesisht me diell e në disa rajone do të ketë vranësira lokale. Në veri dhe lindje më shumë vranësira të cilat do të largohen. Temperaturat në rritje graduale dhe të lehta në të gjitha viset.
Periudha më të gjata me diell priten edhe në Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi, sidomos në mesditë orëve të pasdites do të ketë mot kryesisht me diell në të gjitha viset.
Mëngjesi i së shtunës do të jetë paksa i ftohtë dhe me ngrica kryesisht të dobëta në pjesë të Kosovës e në viset tjera kontinentale të rajonit. Gjatë ditës pritet stabilitet atmosferike me diell, por nuk do të mungojnë vranësirat. Erërat do të jenë kryesisht të lehta drejtimesh të ndryshme.
Të dielën pas një mëngjesi me ngrica, dita do të karakterizohet kryesisht me diell dhe temperaturat do të rriten e në pjesë të Shqipërisë bregdetare do të ketë shtim të vranësirave. Në mbrëmje riga lokale shiu.
Fillimi i javës së re me vranësira, intervale me diell e reshje lokale shiu./MeteoBallkan
















