Gjatë natës në shumë pjesë të Kosovës priten reshje kalimtare shiu e në disa zona priten rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë.
Dita e shtunë pritet të karakterizohet me mot me diell e vranësira lokale, kurse orëve të vonshme nga veriu do të ketë destabilizim dhe rrebeshe lokale shiu nga një sistem i dobët atmosferik.
Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta dhe minimalja pritet të zbres deri në 6 gradë kurse maksimalja pritet të shkojë deri në 16 gradë Celsius.
Të dielën na pret mot me intervale me diell, por shumë shpejt pritet të ketë shtim të vranësirave e lokalisht reshje shiu. Pasdite reshje më intensive shiu priten në pjesë të Shqipërisë, Malit të Zi, por edhe në territorin e Republikës së Kosovës, megjithatë mbetet reshje të karakterit lokal. Këto reshje do të jenë më të perqendruara në pjesë të Dukagjinit dhe në veriperëndim e veri të Kosovës. Reshje mjaft të fuqishme shiu priten prapë në veri të Shqipërisë dhe Mal të Zi e lokalisht edhe në disa zona tjera.
Duke ardhur e hëna një ciklon tjetër mjaft i fuqishëm do ti afrohet viseve tona nga veriu dhe priten prapë erëra të fuqishme lokale dhe reshje të reja lokale, kurse të hënën gjatë ditës pritet edhe depërtimit i frontit të fuqishëm të ftohtë ajror me rrebeshe shiu e në viset kodrinore-malore reshje shqote e bore. Në fund të reshjeve ka gjasa për fjolla bore edhe në disa vise më të ulëta mbidetare sidomos në pjesë të Rrafshit të Kosovës. Menjëherë pas frontit të ftohtë temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme të shoqëruara me erëra të forta nga veriu./MeteoBallkan















