Sot në tërë rajonin tonë do të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell, ndërsa pasdite vende-vende mund të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe të izoluara shiu. Reshjet sot dhe nesër do të jenë më të pakta dhe më të izoluara.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje të herëpashershme në Shqipërinë veriore, veriperëndimore dhe qendrore si dhe në Mal të Zi, kurse shumë më të rralla dhe të pakta në Maqedoninë e veriut.
Edhe të enjtën reshje në tërë rajonin do të jenë më të pakta dhe më të izoluara dhe shumë më shumë do të kemi mot me diell, kurse të premtën pritet që rrebeshet a pasditës të shpeshtohen në veri të Shqipërisë, Mal të Zi disa pjesë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Në rajonet tjera kryesisht mot me diell.
Të shtunën në tërë rajonin mot mjaft jostabil dhe me rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Sipas ecurive aktuale sinoptike nga data 6 ose 7 Maj mund të kemi ngritjen e presionit atmosferik, si pasojë, dobësimin e masave ajrore të paqëndrueshme dhe stabilizim gradual të motit./Meteoballkan