Edhe sot dhe nesër do të na duhet të durojmë vranësirat e dendura dhe erërat e ftohta verilindore dhe lindore.
Duke filluar nga e hëna do të kemi kthjellime të motit dhe rreze të shumta diellore, megjithatë duhet theksuar se ngritja e temperaturave do të jetë graduale dhe progresive sepse edhe gjatë ditëve me diell do të kemi erëra të freskëta verilindore dhe lindore.
Pra, nga e hëna mbi rajonin tonë do të depërtojnë masa të fuqishme të thata ajrore anticiklonike të cilat do të na garantojnë mot të thatë, por netët dhe mëngjeset do të jenë të ftohta, kurse ditët vende-vene me erëra. Nga mesi dhe fundi i javës erërat do të vijnë duke u dobësuar dhe temperaturat duke u ngritur dhe në këtë mënyre nga fundi i javës na pret mot i vërtetë pranveror me temperatura deri në 20 gradë Celsius, ndërsa vikendin e ardhshëm temperaturat maksimale mund të arrijnë afërsisht deri në 24 gradë Celsius./Meteoballkan