Reshjet e dendura të shiut dhe borës që ranë sot në Kosovë janë me rëndësi të jashtëzakonshme, ndërsa sistemi i vranësirave u largua ashtu siç e përshkruam në postimin paraprak. Cikloni iku dhe në vend të tij erdhi masa anticiklonike duke larguar reshjet dhe vranësirat.
Gjatë natës presioni i ajrit rritet afërsisht deri 120 mb. megjithatë nuk pritet kthjellim i plotë i motit. Vranësirat do të mbesin prezente në disa rajone që mund të kenë efekt mjaft pozitiv për pemët. Sidoqoftë, në disa vise mund të ketë ngrica dhe brymë.
Anticikloni që përmirësojë motin në rajonin tonë do të mbetet me ne vetëm gjatë natës së sontme, ngase nesër na vijnë vranësira të reja nga Mesdheu duke na sjellur riga lokale shiu. Një ciklon pritet të shtrihet nga Mesdheu perëndimor dhe Afrika Veriore drejt Italisë dhe rajonit tonë duke sjellur vranësira të reja, por njëkohësisht priten rritje të temperaturave minimale. Nga e Premta edhe rritje e ndjeshme e temperaturave maksimale.
Ky ciklon rrit temperaturat, por njëkohësisht na sjell mot të paqëndrueshëm. Përpos intervaleve kohore me diell nga e premta priten edhe zhvillime të shtrëngatave të izoluara me bubullima./MeteoBallkan