Mbi gjysmë metër dëbore ra të hënën në Apeninet e Italisë qendrore. Në të njëjtën kohë, Italia jugore u përmbyt nga stuhi të fuqishme shiu.
Të hënën dhe të martën, një ciklon i fuqishëm u vendos në pjesën jugore të Italisë. Në rajonet jugore të Italisë dhe rajonet jugore të Mesdheut solli erëra të fuqishme, shi të madh dhe përmbytje. Në të njëjtën kohë, cikloni nga veriu ka sjellë masat e ftohta ajrore të shoqëruara edhe me borë të bollshme në Apeninet e Italisë Qendrore.
Mbi gjysmë metre borë ka rënë edhe në lartësi 1200 metra mbi nivelin e detit. Shumë fshatra u bllokuan nga bora, trafiku u vështirësua dhe rrugët u bënë të pakalueshme. Bora më së shumti ka prekur viset malore krahinës së Abruzzo.