Një Asteroid masiv sot do të orbitojë afër planetit tonë dhe do të afrohet tokës në një distancë më të afërt se distanca Tokë-Hënë, bën të ditur Nasa. Asteroidi ka madhësinë e një ndërtese dhjetëkatëshe dhe është mjaft i rrezikshëm saqë një përplasje eventuale me tokën do të shkaktonte një katastrofë me përmasa planetare.
Sipas Nasas ky objekt ka trajketore të rrezikshme dhe do të paraqet rrezik për planetin tonë 100 vitet e ardhshme. Kësaj radhe rreziku i përplasjes është inekzistent por kjo nuk na siguron se gjatë rrugëtimeve të ardhshme asteroidi gjigand nuk do ti afrohet tokës edhe më afër. Distanca e këtij Asterodi është sa gjysma e distancës ndërmjet tokës dhe hënës.
Asteroidi 2019 GC6 është zbuluar me 9 Prill dhe menjëherë është listuar në listën e objekteve kosmike që paraqesin rrezikshmëri të lartë për planetin tonë. Sipas Nasas është shumë e vështirë të përcaktohet se kur do të ndodhë rrigëtimi i tij i ardhshëm në afërsi të tokës por sipas disa matjeve mendohet se kjo do të ndodhë në vitet 2034, 2041 dhe 2048.
“Nëse njerëzimi dëshiron të shmangë katastorfat e ngjashme me ato që zhdukën dinosaurët atëherë duhet të bëhet një studim në detaje të këtyre objekteve misterioze kosmike” ka theksuar Profesori Qing – Zhu Yin, i cili është Profesor i Universitetit të Kalifornisë.
“Objektet kosmike që janë shumë afër planetit tonë janë shumë të vështira për tu identifikuar sepse janë të vogla dhe disa prej tyre janë të errëta dhe kjo është një sfidë shtesë në përpjekjet tona për identifikimin e këtyre obejkteve, duke shtuar edhe errësirën e pafundme të kosmosit” ka theksuar Amy Mainzer, investiguese dhe ndjekëse e Asteroidëve në Nasa./Meteoballkan