Disa celula me rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu dhe vetëtima në këto çaste gjenden në Dukagjin në veriperëndim dhe vende-vende edhe në perëndim të Kosovës, ndërsa një tjetër gjendet në lindje të Prishtinës dhe një tjetër në juglindje të Kosoves. Në këto rajone ka rrebeshe lokale vende-vende intensive, ndërsa rrymimet e dobëta ajrore në shtresat e atmosferës ku gjenden vranësirat e shiut po shkaktojnë që reshjet të zgjasin më shumë në vende të njëjta.
Përderisa në këto zona ka rrebeshe në zonat tjera nuk ka reshje shiu, ose ka reshje sporadike. Sistemi më i fuqishëm gjendet në veriperëndim të Maqedonisë së Veriut.
Rrebeshe lokale priten edhe gjatë orëve të ardhshme. Atmosfera do të ketë tendencë stabilizimi gjatë orëve të natës, por rrebeshet sporadike mund të vazhdojnë edhe gjatë natës./MeteoBallkan